NYJAT & KOCKAT SHËNDETI

Efikasiteti i peptideve të kolagjenit në mbështetjen e shëndetit të nyjave mbështetet nga një grup i gjerë studimesh shkencore

MBANI TË SHËNDETSHME NYJET DHE KOCKAT

Derisa njerëzit kënaqen me stilet e jetesës aktive dhe dëshirojnë të ruajnë lëvizshmërinë deri në moshën e tyre të shtyrë, ata po bëhen më të vetëdijshëm për shëndetin e nyjave dhe kockave, duke filluar nga mosha e hershme. Dhe nuk janë vetëm ata që janë në moshë të shtyrë, që e ndiejnë atë. Edhe ‘luftëtarët e fundjavës’ mes nesh (të cilët ushtrojnë një ose dy herë në javë) shpesh mund të ndiejnë tendosje në nyjat tona – e lëre më atletët profesionistë! Kolagjeni është komponenti kryesor strukturor i indit të kërcit, dhe ruajtja e integritetit të tij është thelbësor, për të mbajtur nyje të shëndetshme dhe fleksibël.

Kockat janë një ind dinamik, që vazhdimisht kalojnë përmes një procesi mirë të balancuar, të dobësimit dhe rinovimit. Kjo u siguron atyre të qëndrojnë të shëndetshëm, dhe të shmangin frakturat gjatë gjithë jetës sonë. 90% e masës sonë organike kockore është kolagjen. Kolagjeni siguron kornizën organike në kocka në të cilën depozitohen mineralet, dhe gjithashtu kontribuon në fleksibilitetin dhe forcën e kockave. Me plakjen, ose me disa zgjedhje të stilit të jetesës, kockat mund të përkeqësohen.

Një proteinë e pastër, peptidet e kolagjenit ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të kockave.

back to top