UncategorizedSTUDIMI I RI KLINIK E KONFIRMON EFIKASITETIN E PEPTANIT PËR BUKURINË E LËKURËS DHE PËR FORCËN E FLOKËVE

STUDIMI I RI KLINIK E KONFIRMON EFIKASITETIN E PEPTANIT PËR BUKURINË E LËKURËS DHE PËR FORCËN E FLOKËVE

Kompania “Rousselot”, që është pjesë përbërëse e “Darling Ingredients” dhe prodhuesi kryesor i xhelatinës dhe peptideve të kolagjenit, ka publikuar rezultatet e studimit të ri klinik mbi ndikimin që kanë peptidet e kolagjenit Peptan në bukurinë e lëkurës dhe forcën e flokëve. Si argument shtesë në favor të portofolit të fortë Peptan, studimi zbulon se sublementimi oral me peptidet e kolagjenit Peptan kontribuon ndjeshëm në përmirësimin e pamjes së përgjithshme të lëkurës dhe flokëve të grupeve dhe popullsive të ndryshme etnike.

 

Lëkura e yndyrshme falë peptideve të kolagjenit

Një hulumtim klinik i rastësishëm, që ishte dyfish i verbër, i kontrolluar nga placebo, ndërsa i zbatuar te 60 femra të shëndetshme braziliane të moshës 45 deri në 60 vjeçe për një periudhë prej 90 ditësh u realizua në mënyrë që një grup prej 30 pjesëmarrësish të merrte 5g dozë në ditë të peptideve të kolagjenit Peptan me origjinë gjedhi (Peptan B), ndërsa të anketuarit e tjerë konsumuan kontrollin placebo. Parametrat e karakteristikave të lëkurës në pjesën e faqeve, rreth hundës, syve, gojës, si dhe forca e flokëve, janë konsideruar si pikënisje para suplementit dhe më pas edhe një herë, 45 dhe 90 ditë pas suplementimit duke përdorur teknikat më moderne.

Rezultatet treguan përmirësime të konsiderueshme në pamjen e përgjithshme të lëkurës, e karakterizuar nga reduktimi i rrudhave periorbitale për 13% dhe rrudhave nasolabiale për 10%, si dhe reduktim në dukshmërinë e poreve në pjesën e mollëzave te 57% të pjesëmarrësve që ishin suplementuar me peptan. Në thelbin e këtyre vështrimeve ishte rritja e qartë e dendësisë së dermës, e cila përmban shtresë kolagjene të lëkurës që siguron qëndrueshmëri, pas suplementimit me peptan.

 

Prova të reja shkencore për forcën e flokëve

Edhe pse dihet se kolagjeni promovon flokë më të fortë dhe më të shëndetshëm, deri më tani nuk është bërë asnjë vlerësim shkencor për këto përfitime të bukurisë. Ky studim i ri vlerësoi karakteristikat e flokëve duke përdorur teksturometër përpara dhe pas suplementimit të Peptanit, duke treguar qartë rritje prej 13% në forcën mekanike të flokëve në grupin me Peptan në krahasim me grupin placebo. Forca mekanike lidhet me vetitë e përmirësuara të korteksit të flokëve, të cilat mund të jenë veçanërisht të dobishme për sa i përket plakjes së flokëve.

 

Zgjerimi i portofolit shkencor të Peptan për sa i përket bukurisë së lëkurës

Provat e reja shkencore e përmirësojnë të kuptuarit e përparësive të bukurisë që i mundëson suplementi peptid i kolagjenit në disa mënyra. Raportet klinike të deritanishme kanë treguar se suplementet orale të peptideve të kolagjenit Peptan mund t’i zvogëlojnë shenjat e plakjes së lëkurës duke përmirësuar hidratimin e lëkurës, elasticitetin e saj dhe dendësinë e kolagjenit. Studimi, gjithashtu, ofron prova shtesë për efikasitetin e peptideve të kolagjenit Peptan me prejardhje gjedhi në pjesë më të vogla të provave. Duke qenë se studimi ishte bërë në një popullsi në Brazil, e cila ka lloje të ndryshme të lëkurës dhe flokëve, kjo është dëshmi shtesë se Peptani është efikas në popullsinë me prejardhje të ndryshme etnike, duke konfirmuar kështu provat e mëparshme të marra nga studimet e bazuara në popullsinë me prejardhje aziatike.

Asortimani i peptideve të kolagjenit të Peptanit është i sigurt, bioaktiv dhe i zhvilluar përmes procesit të optimizuar të hidrolizës, që i bën peptidet e kolagjenit shumë të biodisponueshëm dhe ato ofrojnë përfitime të synuara për indet lidhëse kryesore të trupit të njeriut. Si vodeçki brend global sipas zgjedhjes, peptidet e kolagjenit Peptan përdoren gjerësisht në aplikimet e nutrikozmetikës dhe popullariteti i tyre vazhdon të rritet edhe më tej në mesin e atyre prodhuesve që duan t’i diferencojnë produktet e tyre, falë bollëkut të informacioneve jetike të siguruara nga kërkimi i gjerë shkencor nga “Rousselot”.

Për më shumë informacione në lidhje me kërkimet më të reja shkencore mbi peptidet e kolagjenit Peptan, shih dokumentin e bardhë për Peptan: ‘Collagen peptides for promoting skin beauty and hair health’, i arritshëm në https://www.peptan.com/about-peptan/downloads/collagen-peptides-for-skin-beauty-and-hair-health

back to top